1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

Media

Te rejat rreth Seldi Shehu

Media


" GAZETA INTERVISTA " - PUNA E ARKITEKTIT, JO LUKS, POR KURSIM!

- Çfarë do t’i këshillonit dikujt që sapo ka blerë një shtëpi dhe kërkon ta arredojë atë? - Të mos mendojnë asnjëherë që të marrësh një arkitekt është një shpenzim i kotë ose luks. Për më tepër, do kurseni në projektin e shtëpisë. Puna gjatë këtyre viteve më ka mësuar se, gjatë projektit shumë klientë kanë bërë gabime që s’I kthen dot mbrapa. Për të mos bërë dy herë punë brenda pak viteve, u këshilloj t’i drejtohen një arkitekti që në fillim të punës. ........... vazhdon.

 

 

" GAZETA CELEBRITY " - SELDI SHEHU, HISTORIA E NJE ARKITEKTI TE FAMSHEM EDHE JASHTE SHQIPERISE

- Ju jeni nje arkitekt qe po korrni sukses shpejt, si ka nisur e gjithe karriera juaj?-- Kam mbaruar Fakultetin e Arkitektures, duke fituar master shkencore ne arkitekture, ku nuk eshte bere ndarje per eksterior apo per interior. Kam projektuar vila,objekte banimi dhe sherbimi ndersa tani per momentin jam duke u marre me arredimin e ambjenteve te brenshme. Kam qe ne 2009 qe ushtroj profesionin si arkitekt. Gjate ketyre viteve kam punuar ne studio arkitekture dhe se fundi ne sektorin e interierit. Aktualisht, po bashkëpunoj me disa kolegë të mi duke projektuar objekte të ndryshme .......... vazhdon.

 

 

" GAZETA INTERVISTA " - SI TA DEKOROJ SHTEPINE TIME?

- Përshëndetje! Kam blerë një shtëpi të re, por kam frikë se do të bëj gabime në dekorimin e saj, ndaj i kam të nevojshme këshillat e arkitektit. A mund të më ndihmoni? - Përshëndetje, në radhë te parë, ta gëzoni shtëpinë! Arkitektët e brendshëm nuk ndjekin një rregull në dekorimin e shtëpive. Nuk ka ligje të prera për të treguar atë që duhet bërë ose jo, por ka disa parime të përafërta për të siguruar një rezultat të shkëlqyer në çdo kohë. Unë po ju jap disa këshilla dekorimi për t’i përdorur edhe ju në shtëpinë tuaj, në mënyrë që ta bëni çdo dhomë të duket me stil. 1. Rezistojini mbingarkimit, që do të thotë, krijoni më shumë hapësirë, për të lëvizur më lehtë. Ky është një lajm i mirë në qoftë se po punoni me një buxhet të shtrënguar .......... vazhdon