1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

Projekte

Keni edhe ju nje ambjent tuajin? Jeni te mirepritur !

Apartament 04

Ky eshte nje apartament kontemporan i perfunduar, 2+1 i cili ndodhet ne Unazen e Re. Nje projekt i mireorganizuar dhe me fokus ne shfrytezimin maksimal te hapesirave . Apartamenti ze nje hapesire prej 88 m2 dhe eshte i organizuar ne dy hapesira: personale (dhome gjumi, ndrrimi, make-upi) dhe sociale (kuzhina, salloni, hapesira e ngrenies). Ne pjesen e hyrjes ndodhet korridori i cili si vecori permban mobiljen e cila eshte dizenjuar si nje element dekorativ por dhe multifunksional (kepucet, palltot,librat) . Ambienti i ngrenies eshte vizionuar me nje kuzhine e cila eshte inkasuar ne gips per te shfrytezuar hapesiren ne pjesen e gatimit. Vecori e ketij ambienti eshte llampadari i varur i cili perqendrohet mbi tavolinen e ngrenies, ndersa ne te gjithe hapesiren tjeter jane perdorur spote. Ngjyrat e perdorura jane nuancat natyrale te ngrohta, ku ne njeren faqe eshte perdorur leter murale me ngjyre te erret imitim guri per ti dhene kontrast ambientit ndersa ne faqet e tjera eshte perdorur ngjyra bojqielli e lehte, i cila kombinohet me kendin e sallonit. Tek dhoma e femijeve (djemve) jane perdorur kryesisht ngjyra e bardhe, jeshile dhe portokalli duke ja pershtatur moshes se tyre. Vecori ne kete dhome jane krevatet e vendosura perbri njera tjetres, per shfrytezim hapesire dhe per ti lene vend tavolines se punes. Dhoma matrimoniale eshte dizajnuar me nje fokus qendror, koka e krevatit, muri i cili eshte veshur me leter dhe ndricimi i cili eshte vendosur mbi te. Nje tjeter element ne kete ambient eshte tavolina e punes e cila vjen me nje linje lineare te vazhdueshme e cila vazhdon pergjate komodinave. Kryesisht mbizoteron ngjyra jeshile e lehte sipas kerkeses se klientit, per te dhene nje efekt qetesues.

Projekt : I perfunduar
Adresa: Unaza e Re, Tirane
Siperfaqja : 88 m2
Data : 11/2013 – 12/2013