1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

ARKITEKTURE DHE ARREDIM I BRENDSHEM

 

Vile 03

 

Banese individuale 2 kate + 1 kat garazh. Arkitektura e përdorur në kete vile rezidenciale edhe pse me rrënjët në histori, mbështetur në arkitekturën neoklasike franceze, është trajtuar me një frymë të re dhe të freskët, me një sens bukurie të përjetëshme dhe elegance spontane. Objekti është zhvilluar në përshtatje me relievin e kodrinave, duke i mundësuar viles të përfitojë nga pamja mahnitëse, që të ofron kjo zonë. Rezidenca shtrihen kryesisht përgjatë kodrinës, integruar me terrenin dhe gjelbërimin përreth. Vila , e projektuar me hapësira të bollshme ku ka: dhomën e ndenjes e të ngrënies, dhomën bashkëshortore dhe dhoma të tjera fjetjeje, secila me banjën dhe garderoben e vet dhe garazhin jashte saj me hapësirë të mjaftueshme për vendosjen e pajisjeve të ndryshme mekanike dhe depoziten e ujit. Vila ka nje verande te madhe, qe eshte gjithashtu një tjetër veçanti që çdo banor i saj mund të shijojë pamjet e mrekullueshme që ofron kjo zonë. .

Projekt : Ne ndertim
Adresa: Komuna Berzhite, Tirane
Siperfaqja e prones : 1795 m2
Siperfaqja e njolles : 196 m2
Koeficenti i shfrytezimit : 11 %
Data : 09/2014 – 09/2015