1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

ARKITEKTURE DHE ARREDIM I BRENDSHEM

 

Objekt banimi 03

Kjo vile ndodhet ne ne pjesen veri-lindore te Tiranes ne afersi te zones se "Kodres se Priftit", e cila karakterizohet si nje zone me ndertime private te ulta me nje lartesi qe varion ne 2-4 kate.  Ndonese nje zone me densitet relativisht te larte, vila ka nje akses ne rrugen kryesore.
Konstruksioni i viles ishte ekzistues pra volumetria ka qene paraprakisht e percaktuar. Objekti i banimit eshte i organizuar ne 3 kate banimi dhe nje kat per sherbime ku perfshihet dhe garazhi.
Aksesi ne vile kryhet nga rruga kryesore drejt e ne oborr i cili eshte i rrethuar per te ruajtur privatesine, me pas levizja vertikale kryhet nepermjet dy kafazeve te shkalleve qe ndodhen ne dy fasadat e kunderta te viles.
Ambientet e banimit jane ndare per te shfrytezuar ne maximum siperfaqen e ndertimit. Kati tip eshte ndare ne 2 apartamente 2+1 dhe nje apartament 1+1 me siperfaqe totale 217 m2.
Viles i eshte dhene nje identitet kontemporan ku koncepti ka qen ndarja e objektit ne volumetri te vecanta me linja te drejta te cilat qendrojne estetikisht nga ana vizuale. Materialet e perdorura ne fasade jane kryesisht betopani (imitim druri), suvaja me ngjyre te bardhe, guri natyral i cili eshte perdorur tek muri rrethues dhe kafazi i shkalles ne vertikalitet ne te gjithe lartesine e viles. Keto materiale sebashku me elementet dekorativ te kangjellave ne ngjyre kafe te pjekur, jane lidhur me njera tjetren ne menyre harmonike duke e dhene qarte konceptin kontemporan.