1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

ARKITEKTURE DHE ARREDIM I BRENDSHEM

 

Lokal Dasmash Ahmati

Lokali i dasmave "Ahmati" ndodhet ne zonen e Paskuqanit. Ai ofron nje salle unike me nje kapactiet prej afersisht 300 te ftuarish.
Ky lokal esht rikontrukturuar fillimisht duke pasur parasysh shfrytezimin e potencialit dhe te hapesires se tij ne maksimum.  Organizimi i brendshem eshte planifikuar ne menyre qe tavolinat dhe karriget te kene mjaftueshem hapesire nga njera tjetra qe levizja te jete komode.

Lokalit i eshte dhenje nje stil me tipare neoklasike ku dallohet qarte tek elementet e ndricimit si llampadaret por dhe tek  kornizat e allciut, te perdorura ne trajtimin e mureve dhe tavanit te varur.
Element tjeter neoklasik i perdorur eshte harku i cili duket qarte tek vendi i ciftit por dhe tek dritaret, te cilat jan njekohesisht funksionale dhe dekorative.
Faqet e mureve dhe brendesine e tavaneve ne te cilat kemi perdorur korniza gipsi, i kemi veshur me leter murale. Perdorimi i luleve te perseritura tek letra murale e bejn ambientin te duket me i gjalle. Ky element i perseritur eshte perdorur gjithashtu si dekor ne vazot e tavolinave.
Persa i perket organizimit te hapesires, fokus te vecant i eshte dhene altarit te ciftit i cili eshte vendosur ne qender te faqes ballore ku jemi ngritur me dy kembeshkalle ku te gjithe te ftuarit te kene mundesi per te pare ciftin. Tavolines se ciftit i eshte dhene e njejta forme harkore me ate te shkalleve per te krijuar nje vazhdimesi. Per te ruajtur formen harkore ne kemi krijuar elementin dekorativ ne faqen ballore te murit e cila mbahet me dy kolona dhe i japin nje rendesi kesaj pjese. Perseritja e ketij elementi tek pjesa e dritareve e ben ambjentin me te unifikuar dhe me nje identitet te ri.
Ne pergjithsi ne lokal mbizoterojne ngjyrat e lehta dhe te ngrohta me disa thyerje ngjyre kafe te pjekur ne gold, te cilat lidhen me llampadaret neoklasik.
Duke qene se ndricimi luan nje rol rrenjesor ne krijimin e atmosferes se dasmave dhe duke qene se eshte nje element i cili i rrit vlerat hapesires tone, atij i eshte dhene nje rendesi e vecante.
Kete e shofim ne perdorimin e llampadareve te varur ne qender te kornizave te allciut po ashtu dhe ndricimit mural.