1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

ARKITEKTURE DHE ARREDIM I BRENDSHEM

 

Bar Pasticeri Saqi

Lokali eshte hapesire minimaliste por gjithsesi moderne inspiruar nga elementet e perdorura si ne pasticeri por dhe prej faktit qe ndodhet ne nje qytet bregdetar. Sfondi blu ne kontrast me linjat e theksuara te verdha jane motivi tipik i perdorur, ndersa teresia estetike e lokalit misheron stilin e jetes bregdetare ne Durres ne nje menyre efektive dhe teper delikate.
Koncepti baze i projektit percaktohet nga  kombinimi i sherbimeve, ku perfshiret bar kafe, pasticeri dhe kreperi. Nderhyrjet kryesore perfshijne ato te mobilimit dhe perdorimit te ngjyrave duke mos prekur pllakat ekzistuese dhe tavanin, duke ju permbajtur kostos se kerkuar per investim.
Stili origjinal i  hapesires ekzistuese u ripropozua ne nje hapesire te re moderne, funksionale ku ambienti i brendshem eshte rimodeluar me vetrata te vazhduara, te cilat gjate veres mund te hapen. Kjo nderhyrje ben te mundur qe hapesira te perceptohet si me e madhe dhe e hapur, ku natyra dhe ndricimi natyral jane te inkorporuar.
Te gjitha nderhyrjet, si mobilimi, ndricimi dhe instalacione; jane te vendosura jo me e larte se gjysem-lartesia duke dhene perceptimin e nje hapesire te vetme dhe te hapur kundrejt konsumatorit.
Tek mobilimi jane perdorur ngjyrat natyrale te drurit dhe e bardha. Ndersa ne tapicerine e karrikeve jane perdorur ngjyrat e ngrohta si e verdha dhe vishnja te cilat kombinohen me ngjyrat e mureve. Banaku eshte formuar me 3 elemente gjatesore te cilat mbivendosen me njera tjetren, dhe ne elementin e mesit si element dekorativ jane perdorur vija te crregullta per tju afruar me shume idese se pasticerise.
Ndricimi i jep vlera arkitektures se tavanit, e cila shpesh-here harrohet.

Hapesira kap nje klientele te larmishme duke u hapur ne rrugen kryesore kryesore te qytetit dhe duke qene ne afersi të bregdetit.