1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

Projekte

Keni edhe ju nje ambjent tuajin? Jeni te mirepritur !

Objekt Banimi 02

Sheshi i ndertimit ndodhet ne afersi te rruges nacionale qe lidh Tiranen me Dajtin. Objekti i eshte pershtatur hapesires dhe terrenit te pjerret ne te cilen ndodhet, duke ndjekur tipologjine e objekteve egzistues dhe njekohesisht duke realizuar nje arkitekture bashkekohore.Per te ruajtur tipologjine e ndertimeve te zones, objekti eshte organizuar ne 5 kate. Pjesen me te madhe te ndertimit e zene njesite e banimit, ndersa pjesa e sherbimeve ze nje siperfaqe relativisht te vogel pasi ato do te shfrytezohen pergjithesisht vetem nga banoret. Ambiente rekreacioni (bare, restorante, veranda) mund te organizohen ne hyrje te objektit ose ne pjesen veriore. Zgjidhja e banesave eshte bere racionale, por me orientim te tille qe shfrytezon ne maksimun orientimin ne funksion te diellezimit te ambienteve dhe pamjeve qe ofron zona.
Apartamentet jane pergjithesisht 1+1 dhe 2+1, dhe te gjithe ambientet, perfshi nyjet higjieno-sanitare kane ndricim dhe ajrim natyral (me perjashtim te banjove ne zonen e nates). Ambientet e dites jane orientuar pergjithesisht me pamje nga qyteti dhe kane nje ballkon ne ate drejtim. Zhvillimi i formes se objektit dhe struktura mbajtese eshte zgjidhur drejtkendore, per tu pershtatur ne maksimum me njesite e banimit dhe garazhin e shfrytezuar me eficence dhe lehtesi ne parkimin e mjeteve.

Projekt : I perfunduar
Partner : AL-POINT
Adresa : Komuna Dajt, Tirane
Siperfaqja e prones : 1603 m2
Siperfaqja e njolles : 696.4 m2
Koeficienti i shfrytezimit : 43.4%
Data : 06/2011 – 07/2011