1. Skip to Menu
  2. Skip to Content
  3. Skip to Footer

ARKITEKTURE DHE ARREDIM I BRENDSHEM

 

Apartament 05

Ky apartament 2+1 me sip 90 m2, i rinovuar, gjendet prane stadiumit Dinamo, nje vendodhje ideale persa i perket pozicionimit ne nje nga zonat me ekskluzive te Tiranes. Apartamenti ndodhet ne katin e fundit gje qe mundeson nje akses vizual dhe fushepamje te bukur perreth duke pare nga stadiumi por dhe nga rruga kryesore, te cilen e kemi realizuar nepermjet dritareve te medha.
Apartamenti ekzistues ka pasur 2 banjo. Pas rinovimit, njera nga banjot eshte zgjeruar  ndersa banjoja tjeter eshte inkorporuar ne nje garderobe te brendshme ne funksion te dhomes matrimoniale. Apartamenti eshte plotesisht i rinovuar pervec pjeses se tavanit i cili eshte ruajtur ekzistues me dy uljet e tij per shkak te pjerresise se catise. Nga pamundesia per te nderhyre ne kete pjese ne kemi ardhur me linja te drejta te vazhdueshme nga tavani ne dysheme pergjate sallonit dhe dhomave duke i dhene apartamentit tipare mjaft kontemporane.
Apartamenti permban nje sallon relativisht te bollshem, kuzhine, nje dhome matrimoniale, dhome femijesh dhe nje tualet. Dhomat krijojne vazhdueshmeri me njera tjetren dhe kjo realizohet nepermjet mobiljeve me linja te drejta dhe te pastra, si dhe me ane te ngjyrave te hapura si e bardha, pana, dhe disa thyerje kafe te pjekur ose te zeze (salloni dhe dhomat). Pothuajse te gjitha mobiljet jane me shkelqim sebashku me pllakat e dyshemese te cilat harmonizohen duke dhene tipare te stilit kontemporan. Kryesisht ne muret e dhomave kemi luajtur me ngjyra te lehta dhe te  ngrohta me disa thyerje ne faqe te caktuara per ti dhene kontrast dhe per te nxjerre ne pah mobiljet.